Awards 2016

2016

 

Edicioni i Tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

DEA OPEN AIR 2016  Sarandë – Gjirokastër.

 

 

Juria e Filmit të shkurtër, e përbërë nga: Carlos Campos Serna (Meksikë), Burbuqe Berisha (Kosovë), Alina Niemeyer (Gjermani) ndau këto çmime:

 

Kupa DEA për  Idenë më të Mirë (Çmimi i RTV 21) shkoi për filmin “Beteja e fundit“(Kosovë 2015)  të regjisorit Alban Zogjani

 

Kupa DEA për Montazhin më të mirë iu dha Ilka Rise, për montazhin e filmit “Në plazh” (Gjermani 2015)

 

Kupa DEA për Regjinë më të mirë shkoi për regjisorin Kristof Saber  për regjinë e filmit „Disiplinë“(Zvicër 2014)

 

Kupa DEA për FILMIN e SHKURTËR më të MIRË iu akordua filmit „Dita e gjyshes“ (Poloni 2016) të regjisorit Milosh Sakovski.

 

Çmimi i medias, i akorduar nga Juria e Medias, përbërë nga: Sokol Shameti (shkrimtar dhe gazetar), Kristina Fidhi (gazetare – TOP Channel) dhe Lorik Bakija – Gazetar (RTV 21 – Kosovë), shkoi për filmin «Meteorë » të regjisorit Ljubo Jonçev – Bullgari 2015

Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë nga: Michael  Viedeman (Gjermani), Antonela Gaeta (Itali), Prof. Asoc. Dr. Përparim Kabo (Shqipëri), Lumnie  Sopi (Kosovë) dhe Martin  Kaufman (Zvicër), ndau këto çmime:

 

Kupa DEA për Karrierë premtuese në aktrim (Çmimi special i jurisë) shkoi për aktoren e re zvicerane, Anina Valt, për rolin e Sarës në filmin „S’ndodhi gjë“ (Zvicër 2015)

 

Kupa DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë u shkoi skenaristëve: Lars Kraume dhe Olivier Guez për skenarin e filmit „Shteti kundër Fric Bauerit”(Gjermani 2015)

 

Kupa DEA për Kameran më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu akordua operatorit Dmitri Kushinov për  fotografinë e filmit “Myshku i bardhë”(Rusi 2014)

 

Kupa DEA për Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu dha  aktorit zviceran, Devid Shtrisov për rolin e Tomasit në filmin „S’ndodhi gjë“ (Zvicër 2015)

 

Kupa DEA për Kameran më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu akordua regjisores suedeze Amanda Adolfson për regjinë e filmit „E reja Sophie Bell“ (Suedi 2015)

 

Kupa DEA për për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë shkoi për filmin

„Shteti kundër Fric Bauerit“(Gjermani- 2015), të regjisorit Lars Kraume

 

Çmimi i Jurisë së Studentëve, e cila këtë vit përbëhej nga studentët e Universitetit Mesdhetar të Tiranës, iu akordua filmit “Heroi“(Kosovë 2014) të regjisorit kosovar Luan Kryeziu.

 

DEA e MIRËNJOHJES për kontribut të shquar në fushën e kinemasë,  e cila ndahet nga Drejtori i Festivalit, Edmond Topi u akordua këtë vit dy herë. Ajo shkoi për dy “zonjat e rënda” të aktrimit shqiptar, njëkohësisht mikesha besnike të DEAs, Artistet e Popullit Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti.

 

 

Zyra e shtypit

DEA OPEN AIR