Awards 2017

2017 

Edicioni i Katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

DEA OPEN AIR 2017 Sarandë

 

 

Juria e filmit të shkurtër, e përbërë nga: Natasha Lako (poete dhe skenariste); Ema Andrea (aktore) dhe Sokol Krasniqi (grafist) ndau këto çmime:

 

Kupa DEA për  Idenë më të Mirë (Çmimi i RTV 21) shkoi për filmin Polis Nea   – Itali  2016, me regjisor: Pierluigi Ferradini

 

Kupa DEA për Montazhin më të mirë iu dha Pascal Garrigue, për montazhin e filmit Pema e qershisë – Francë 2017

 

Kupa DEA për Regjinë më të mirë shkoi për Mathijs Geijskes, për filmin “Ngecur”- Holandë 2016

 

Kupa DEA për FILMIN e SHKURTËR më të MIRË iu akordua filmit

Gjysëm njeriu – Kristina Kumriç – Kroaci 2016

Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë nga: Veton Surroi (shkrimtar dhe publicist – Kosovë), Dr. Cathy de Haan ( studjuese e filmit dhe komunikimit – Gjermani), Mevlan Shanaj (regjisor – Shqipëri), Diana Dobreva (aktore dhe regjisore – Bullgari), Agron Vula (regjisor dhe producent – Kosovë) , ndau këto çmime:

 

Kupa DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë u shkoi skenaristëve: Vardan Tozija për skenarin e filmit „Amok”(Maqedoni 2016)

 

Kupa DEA për Kameran më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu akordua operatorëve Cevahir Sahin dhe Kursat Uresin për fotografinë e filmit “I ftohti i Kalandarit”(Turqi 2016)

 

Kupa DEA për Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu dha  aktorit feancez, Michel Blanc për filmin „Kujtime“ (Francë 2014)

Kupa DEA për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu akordua regjisores gjermane Julia Kaiser për regjinë e filmit „Hanna-t“ (Gjermani 2016)

 

Kupa DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë shkoi për filmin

„I ftohti i Kalandarit“(Turqi 2016), të regjisorit Mustafa Kara.

 

DEA OPEN AIR International Film Festival ndan tradicionalisht edhe Çmimin e  Medias, i cili i vlerëson filmat e të konkurimeve nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik në formën e sensibilizimit të opinionit publik për çështje të rëndësishme të komunitetit.

Juria e medias, përbërë sivjet nga: Astrit Idrizi (regjisor dhe producent), Valentina Murati dhe Shpresa Dine (gazetare), akordoi dy çmime:

Çmimi special i Medias në Konkurimin e Filmit të Shkurtër shkoi për filmin Duartrokitësi – Evelina Barsegian – Federata Ruse 2017

Çmimi special i Medias në Konkurimin e Filmit me Metrazh të Gjatë shkoi për filmin Endacakët (Tjuvheder) – Suedi

Çmimi i Publikut të Sarandës – i përcaktuar si më lart – shkoi për filmin “Jo Tani” (Federata Ruse 2016) të regjisorit Mikhail Dovzhenko dhe iu dorëzua fituesit nga Drejtori i Marrënieve me Publikun në Bashkinë e Sarandës, Thoma Nika.

 

Çmimi i Jurisë së Studentëve iu akordua filmit “ Kornizë “(Kosovë 2016) të regjisores kosovare Donjeta Hyseni.

 

DEA HOMAZH, në shenjë nderimi për veprën dhe pikëllimi për humbjen, shkoi për aktorin e shquar të kinematografisë shqiptare, Bujar Lakon.

 

DEA e MIRËNJOHJES për kontribut të shquar në fushën e kinemasë,  e cila ndahet nga Drejtori i Festivalit, Edmond Topi u akordua këtë vit pas vdekjes – për regjisorin Viktor Gjika, në nderim të një trashëgimie të pasur, prej 15 filmash artistikë me metrazh të gjatë dhe 25 dokumentarësh, që ka lënë pas.

 

 

Zyra e shtypit

DEA OPEN AIR