The short film jury

Juria e Filmit me Metrazh të Shkurtër

The short film jury

 

natasha1. Natasha Lako (Kryetare / The Head of the Jury)

Ka studjuar gazetari në Universitetin e Tiranës, ka punuar shkurt si gazetare dhe me pas si shkrimtare e pavarur. Pjesën më të madhe të jetës së saj ia ka kushtuar poezisë. Ka botuar 16 libra  me poezi, të cilët janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ka qenë  gjithashtu skenariste në 16 skenarë filmash artistikë dhe redaktore në 6 të tjerë. Ajo ka qenë deputete e parlamentit të parë pluralist shqiptar dhe diplomate. Ka shkruar gjithashtu studime dhe kritika, të cilat janë botuar në revista të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë vendit.

She studied journalism at the University of Tirana, she worked as a journalist for short time, than as an independent writer. She spent most of her life on writing poetry. Natasha published 16 poetry books that have been translated into many languages around the world. She is screenwriter of 16 Albanian films and editor of other 6. She has been MP of the first Albanian pluralist parliament and part of the diplomatic service. She also wrote many articles and critics about film, which has also been published in major journals in Albania and abroad.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

ema2. Ema Andrea

Në vitin 1989 përfundoi Liceun Artistik për balet klasik dhe vazhdoi studimet në Universitetin e Arteve për aktrim. Në vitin 1998 shkoi në Danimarkë, për të ndjekur një seminar për aktrim në European Film College. Në vitet që pasuan ajo lëvizi në shumë vende të Europës ku ndoqi trajnime në aktrim dhe më gjerë. Prej vitit 2001 është pedagoge në Universitetin e Arteve për lëndën: lëvizje skenike dhe plastikë. Numëron 39 role në teatër dhe 5 role në film. Ajo gjithashtu ka realizuar 17 aktivitete kulturore dhe ka qenë kuratore e 5 prej tyre.

In 1989 she finished the classical ballet at Lyceum, continuing with her studies for acting at the University of Fine Arts in 1994. In 1998 she goes to Denmark, at the European Film College to do an acting workshop. In the next years she moved to many European countries to attend seminars and trainings at the acting stage and more. Since 2001 she is a professor at the University of Arts: stage movement and plastic. She has 39 roles in theater and 4 roles in movies, has directed 17 cultural activities and has been a curator of 5 of them.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

sokol

3. Sokol Krasniqi

Sokol Krasniqi ka studjuar në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Lozanës, Zvicër. Ka punuar si grafist designer në televizione të rëndësishme shqiptare si Top Channel dhe RTSH dhe si përkthyes në Zyrën e emigrimit të Konfederatës së Zvicrës. Ka realizuar dokumentarin studimor: “Islami ballkanik në Zvicër” dhe në bashkëpunim me GIZ në Maqedoni ka trajnuar studentët e gazetarisë. Aktualisht ai punon ne Departamentin e informacionit, sektorin e postproduksionit në Top Channel

He completed his studies at the Faculty of Letters at University of Lausanne, Switzerland. He has worked as a graphic designer in important Albanian TV channels such as Top Channel and Albanian Public Television and also as as a translator at the emigration office of the Swiss Confederation. He also has produced a research documentary “Balkan Islam in Switzerland” and has worked as a trainer  for youth journalist in cooperation with GIZ Macedonia. Currently he works in the information department, post production on Top Channel.