Media Jury

Juria e Medias

Media Jury

 

astrit

 1. Astrit Idrizi (Kryetar / The Head of the Jury)

Ka ndjekur Shkollën e Muzikës në Prishtinë, ka studjuar gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Tetovës, virtual broadcasting ne Pragë dhe regji filmi në Fakultetin e Arteve dhe Regjisë së Filmit në Tetovë. Ka punuar gjatë si montazhier në Tetovë dhe Prishtinë dhe si regjisor i festivalit “Kënga Magjike” në 3 edicione të tij në Tiranë. Aktualisht është drejtor produksioni dhe drejtor i aktiviteve artistike dhe kulturore në RTV21 në Kosovë.

He attended the music school in Pristina, English language and literature studies at the University of Tetova, Macedonia, Virtual Broadcasting in Prag and Film Directing at the Faculty of Arts and Film Directing at the University of Tetova. He has worked for a long time as a editor on some television stations in Tetovo and Pristina and as director of the music festival “Kënga Magjike” in Tirana in 3 editions.Currently he is director of production on RTV21 television and director of artistic and cultural movements.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

violeta

2. Violeta Murati

Ka mbaruar studimet për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe ka kryer një master në shkencat letrare. Më pas ka ndjekur edhe një trajnim nga ambasada amerikane për gazetari kulturore dhe kritikë filmit e teatri. Që prej vitit 1998 Violeta ka punuar si gazetare, redaktore dhe kryeredaktore në shumë gazeta dhe revista të rëndësishme në Shqipëri, si; Shekulli, Spektër, Metropol etj. Aktualisht ajo është redaktore e kulturës dhe redaktore përgjegjëse e suplementit letrar në gazetën e përditshme Mapo.

He graduated in linguistic and literature at the Faculty of History  and of the Tirana University and holds a master degree in literary sciences. She also has completed a training from the US Embassy for Culture Journalism, Film- and Theater Critics. Since 1998 Violeta has worked as a journalist, editor and editor in chief in many important newspapers and magazines in Albania such as Shekulli, Spekter, Metropol and others. She is currently editor of the culture and responsible editor of the literary supplement from the daily newspaper Mapo.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

shpresa

 3. Shpresa Dine

Ka lindur në Sarandë. Ajo ka përfunduar studimet për gjuhë-letërsi në Universitetin Publik të Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji. Punon prej kohësh si gazetare në median e shkruar dhe audio vizive,  News 24, Gazeta Panorama dhe televizioni lokal “Tele Joni”.  Ajo interesohet për kulturën dhe artet dhe shkruan lidhur me to.

She was born in 1967 in Saranda. She has completed her studies in Albanian Language and Literature at the Public University of Tirana, Faculty of History-Philology and has worked as a journalist for newspapers and audio visual media, News 24, Panorama Newspaper, and local television “Tele Joni”. She is interested in culture, arts and cinema and also wrote many articles and critics about it.