Awards 2015

Awards for Dea Open Air International Film Festival

Juria e Filmit me Metrazh të Gjatë, e përbërë nga: Philippe PREUX – Kryetar, Luigi CAMPANILE, Kathrin BESSERT, Agim SOPI dhe Ylljet ALIÇKA, dha këto çmime :

 

DEA për Filmin e gjatë më të mirë: “Lugina” e regjisores Sophie ARTUS – Izrael 2014

DEA për Regjinë më të mirë : “Bota” – i regjisorëve Iris Elezi dhe Tomas Logoreci, Shqipëri, Kosovë, Itali 2014

DEA për Skenarin më të mirë: “Motra të dashura”- Dominik Graf, Gjermani 2014

DEA për Fotografinë/Kameran më të mirë: „Sirena ime, Lorelai im“– e regjisores Nana Dzhordzhadze, Ukrahinë 2013

 DEA për Aktorin kryesor më të mirë: Vangelis Murikis „Strastos“– Greqi 2014

Çmimi special i jurisë: “Hotel” – me regji të Lisa Langseth – Suedi 2013

 

Konkurruesit në gjininë e filmit të shkurtër u vlerësuan nga juria e përbërë nga: Carolina MANÇINI – Kryetare, Ilirjan HIMAJ dhe Lorenc PAPAS, e cila akordoi këto çmime :

DEA për Filmin e shkurtër më të mirë: Bika (Sharlote Rolfs – Gjermani, 2014)

DEA për Montazhin më të mirë: Humnera/The Abyss (Sergei Bazhenov – Ukrainë, Rusi 2014)

DEA për Idenë më të spikatur (Çmimi i TV 21/Kosovë): Heshtja (Bekim Guri – Kosovë 2014)

 

Juria e medias, e përbërë nga, Albana Nexhipi – Kryetare, Thoma Nika, Eraldo Rexho dhe Lorik Bakiu, nderoi me Çmimin e medias: Tanku në oborrin tim – (Mentor Spahiu – Kosovë 2015)

 

Çmimi DEA i Mirënjohjes për personalitete të shquara të kinemasë apo/dhe kulturës shqiptare dhe më gjerë, që organizatorët e festivalit ndajnë çdo vit, iu akordua këtë vit kryetarit (në detyrë) të Bashkisë së Sarandës, zotit Stefan Çipa, motivuar me mbështetjen e vet nismëtare për mbështetjen e idesë dhe për organizimin e festivalit ndërkombëtar të filmit DEA OPEN AIR, filluar nga qershori i vitit 2014 në Sarandë.

 

Edhe Çmimi i publikut të Sarandës, i cili ndahet tradicionalisht nga Bashkia e Sarandës u akordua këtë vit në formë CERTIFIKATASH MIRËNJOHJEJE, të cilat iu dorëzuan Drejtorit të DEA OPEN AIR, Edmond Topi dhe Drejtores së Përgjithshme të RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi. Bashkia Sarandë formuloi kështu mirënjohjen e saj për idenë e themeluesit dhe drejtorit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR, për të bërë Sarandën pjesë të këtij projekti dhe për rrjedhojë vend takimi të kinemasë, kineastëve dhe kulturës shqiptare me atë evropiane dhe më gjerë si edhe gadishmërinë e drejtores së RTV 21, ndërkohë edhe qytetare e Sarandës për të mbështetur financiarisht dhe mediatikisht zhvillimin e eventeve të tilla, që nxisin jetën kulturore të qytetit dhe pasurojnë me dimensione të reja atraksionin e tij turistik.

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.