Awards for Dea Open Air International Film Festival
Juria e Filmit me Metrazh të Gjatë, e përbërë nga: Isa Qosja (kryetar), Hans Kohl dhe Karafil Shenaj, dha këto çmime :
DEA për Filmin e gjatë më të mirë: “Perëndimi” i regjisorit Christian Schwochow – Gjermani 2013
DEA për Regjinë më të mirë në konkurrimin e filmit të gjatë: “Në shtëpi” – i regjisorit Athanasios KARANIKOLAS, Greqi 2013
DEA për Skenarin më të mirë në konkurrimin e filmit të gjatë: “Ngjarje në Stokholm”- Karin Fahlen, Suedi
DEA për Fotografinë/Kameran më të mirë në konkurrimin e filmit të gjatë: “Verë e qetë”– e regjisores Nana Neul, Gjermani 2013
Çmimin special të jurisë “Agnus Dei” – i regjisorit Agim Sopi – Kosovë 2011
Juria e Filmit të Shkurtër, e përbërë nga: Maren Niemeyer (kryetare), Parta Kelmendi dhe Genc Përmeti, akordoi këto çmime :
DEA për Filmin e shkurtër më të mirë: Kolona (Ujkan Hysaj – Kosovë 2012)
DEA për Regjinë më të mirë: Indigo (Zhan-Zhylie Kolet, Belgjikë, 2013)
DEA për Montazhin më të mirë: Paketa (Rafael Aidar – Brazil 2013)
DEA për Idenë më të spikatur (ose Çmimi i TV 21/Kosovë): Uashingtonia (Kostandina Kocamani – Greqi, 2014)
Juria e medias, e përbërë nga: Aleksandër Çipa (kryetar), Albana Nexhipi dhe Odise Kote, nderoi me Çmimin e medias: Fytyrat – (Antonia de Palo – Itali 2013).
Çmimi i publikut të Sarandës shkoi për filmin Delikatesa – me regjisor Stephane Foenkino – Francë 2011
Çmimi i TV Klan shkoi për filmin Lërini të qëndrojnë – me regjisor Ali Awtar – Irak/Britani e Madhe 2013
DEA – në shenjë inkurajimi për fillim premtues të një karriere të sukseshme kinematografike për regjisoren Suela BAKO, për filmin DARKA (Shqipëri 2014)
DEA e Mirënjohjes – dedikuar personaliteteve të shquara të kinemasë, shkoi për regjisoren e njohur, Xhanfise Keko.