Image Alt

Press Release 2022

Përfundon DEA OPEN AIR – Tirana 2022

Kupa DEA për Goran Paskaljeviç (post mortum)

 

Kupa DEA 2022, për Filmin më të Mirë me Metrazh të gjatë, shkoi për filmin “Pavarësisht mjegullës » me regji të Goran Paskaljeviç, Itali 2019. Kështu, pas një gare pesëditore, 23-28 qershor, ku morën pjesë 25 fima nga 39 vende të botës, u mbyll të mërkurën në mbrëmje Edicioni i Nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Në një atmosferë festive dhe në praninë e artistëve, kineastëve dhe publikut, që e ndoqi, DEA OPEN AIR e përfundoi edhe këtë edicion, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore për kryeqytetin si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore, që këto vite ka prekur pothuaj të gjitha vendet e botës, nga Europa në SHBA, nga Kanadaja në Azi apo Amerikën Latine.

Sipas traditës, ndarja e çmimeve nisi me Seksionin e Filmit Dokumentar, në të cilin sivjet u ofruan 11 filma nga 8 vende të botës: nga Shqipëria e Kosova, Gjermania, Franca, Spanja, Norvegjia deri te SHBA. Për çmimin DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar, Juria e Filmit Dokumentar, e përbërë nga: Ilir Kabashi (kryetar – regjisor/Kosovë), Vasjan Lami (aktor, regjisor, dokumentarist – Shqipëri), Erion Kristo (gazetar – Shqipëri)nominoi:

  1. Venecja diku gjetkë (Venice elsewhere) – Elia Romanelli, Itali 2022
  2. Përqafimi i fatit: hebrenj dhe shqiptarë (Hug of Destiny: Jews and Albanians– Jakov Sedlar, Kroaci 2019
  3. Horizontet tona (Our Horizons) – Charlotte Cayeux, Francë 2022

DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar shkoi për:  Venecja diku gjetkë (Venice elsewhere) – Elia Romanelli, Itali 2022

Juria këtë edicion e pa të pamjaftueshme dhënien e vetëm një çmimi, ndaj vendosi të akordonte edhe një çmim të dytë, Çmimin Special të Jurisë së Filmit Dokumentar, i ciloi shkoi për “Përqafimi i fatit: hebrenj dhe shqiptarë” (Hug of Destiny: Jews and Albanians– Jakov Sedlar, Kroaci 2019.

Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Esther Maaß (kryetare – aktore/Gjermani), Adele Budina (anëtare – producente/Itali), Redi Mazi (anëtar – regjisor/Shqipëri), nga oferta prej 14 filmash nga 11 vende të botës, nominoi për  çmimin DEA për Filmin më të Mirë Studentor, këto kontribute:

 

  1. Pazar i rrezikshëm (Lethal Shopping) – Mahay Alayon – Spanjë 2022
  2. Bolzmann – Janis Westphal, Gjermani 2022
  3. Batim – Mauro Zaçe, Shqipëri 2022

DEA për filmin Studentor më të Mirë shkoi për: Pazar i rrezikshëm (Lethal Shopping) – Mahay Alayon – Spanjë 2022

Në Seksionin e Filmit të Shkurtër, ku konkuruan 16 filma nga 14 vende të botës, Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor, nominoi:

  1. Si uji (Just like Water) – Manos Triantafillakis, Greqi 2021
  2. Një botë pa kriza (A world free of crisis) – Ted Hardy Carnac, Francë 2021
  3. Marko – Marko Santic, Kroaci 2021

DEA për Filmin e Shkurtër më të mirë shkoi për “Si uji (Just like Water) – Manos Triantafillakis, Greqi 2021.

I pranishëm në shfaqjen e filmit, por edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, regjisori Manos Triantafillakis u shpreh se dokumentari është një dedikim për babain e tij, dhe se filmi flet për kohën që ikën…”Nuk e besoja se do të merrja çmim. Filmi bën fjalë për rrethin e jetës, dhe shpresoj që prindërit e mi po më shohin nga lart, dhe gëzohen për mua”, tha Triantafillakis.

Çmimi i Medias i DEA OPEN AIR International Film Festival është vendosur për të vlerësuar produktin – nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e medias, këtë vit, e përbërë nga: Elsa Demo dhe Leontina Nika (gazetare – Shqipëri dhe Kamuran Goranci ( Kosovë) ndau dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë.

Për Çmimin special të Medias në kategorinë e Filmit të Shkurtër, u nominuan:

  1. Tramvaj (Tramway) – Bartosz Reetz, Poloni 2021
  2. Ylberi (Rainbow) – Alexander Vujoviç, Mali i Zi 2021
  1. Kujtime të përsëritura (Repeated Memories) – Soo-Min Park, Uzbekistan 2021

Çmimi special i Medias për Filmin e Shkurtër më të Mirë shkoi për: Tramvaj (Tramway) – Bartosz Reetz, Poloni 2021.

 

Për Çmimin special të Medias në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

  1. Pavarësisht mjegullës (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019
  2. Kufijtë, pika shiu (Borders, Raindrops) – Nikola Miloviv & Vlastimir Sudar, Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbia 2019
  3. Blic i fuqishëm (Mighty flash) – Ainhoa Rodriguez, Spanjë 2021

Çmimi special i Medias për Filmin me Metrazh të Gjatë shkoi për “Kufijtë, pika shiu” (Borders, Raindrops) – Nikola Miloviv & Vlastimir Sudar, Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbia 2019.

Programi i filmit me metrazh të gjatë mbetet programi qendror dhe konkurimi kryesor i DEA OPEN AIR. Oferta e sivjetme përfshiu filma nga Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi,  Italia, Spanja, Gjermania dhe Shqipëria. Konkurimi në këtë program u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Steffen Hacker (regjisor/producent – Gjermani), Afrim Spahiu (drejtor fotografie – Kosovë), Andrea Stucovitz (producent – Itali), Altin Basha (regjisor – Shqipëri), Sasho Pavlovski (pedagog filmi – Maqedoni).

Për çmimin DEA për Aktoren më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

 

  1. Donatella Finoçhiaro (Pavarësisht mjegullës – Itali 2019)
    2. Susanne Wolf (Bardhësi e huazuar – Gjermani 2021)
    3. Kristina Stevovic (Kufijtë, Pika shiu – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019)

 

Kupa DEA në kategorinë Aktorja më e MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për

Donatella Finoçhiaro (Pavarësisht mjegullës (Nonostante la nebbbia / Despite the Fog) – Itali 2019)

Për çmimin DEA për Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

 

  1. Florist Bajgora (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021)
    2. Vasjan Lami (Dy luanë drejt Venecias – Shqipëri 2021)
    3. Kastriot Çaushi (Dy luanë drejt Venecias – Shqipëri 2021)

 

Kupa DEA në kategorinë Aktori më i MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për Florist Bajgora (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021).

 

I pranishëm në mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve, aktori shqiptar nga Kosova, Florist Bajgora, pas marrjes së kupës, u shpreh se « jam shumë i nderuar që marr kupën DDEA në këtë festival si dhe shumë i emocionuar për fjalët e mira. Për këtë rol kam pasur shumë përgjegjësi, pasi nuk dija asnjë fjalë gjermanisht dhe kam pasur në dispozicion vetëm 24 ditë për t’u përgatitur për të»

 

Për çmimin DEA për Kamerën më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

 

  1. Andreas Köhler (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021)
    2. Milan Spasic (Pavarësisht mjegullës /Desprite the Fog – Itali 2019)
    3. Milos Hacimovic (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019)

 

Kupa DEA për Kamerën më të Mirë – Filmi me Metrazh të Gjatë shkoi për Andreas Köhler (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021). Trofeun e tërhoqi përfaqësuesi i produksionit, njëkohësëisht drejtor i audicionit të zhvilluar në Shqipëri, nga i cili u përzgjodh Florist Bajgora, Clemens Ehrbach. « Jam shumë i lumtur, që ndodhem këtu për të përfaqësuar produksionin, për një produkt, që duket se u prit shumë mirë nga publiku dhe profesionistët, aq më tepër, që rrugëtimi tij ka nisur këtej, me audicionin e zhvilluar për rolin kryesor »,- tha Ehrbach.

 

Për çmimin DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

 

Goran Paskaljevic/ Marco Alessi /Filip David (Pavarësisht mjegullës/Despite the Fog – Itali 2019)
Ainhoa Rodriguez (Blic i fuqishëm/Mighty Flash –  Spanjë 2021)
Nikola Mijovic/Vlastimir Sudar (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops  – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi 2019)

 

Kupa DEA për Skenarin më të Mirë  – Filmi me Metrazh të Gjatë shkoi për

Goran Paskaljevic/ Marco Alessi / Filip David (Pavarësisht mjegullës//Despite the Fog – Itali 2019)

 

Për çmimin DEA për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

 

  1. Sebastian KO (Bardhësi e huazuar/Borrowed White – Gjermani 2021)
    2. Goran Paskaljevic (Pavarësisht mjegullës/Despite the Fog – Itali 2019)
    3. Nikola Mijovic, Vlastimir Sudar (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi 2019)

 

Kupa DEA për Regjinë më të Mirë – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për Sebastian KO (Bardhësi e huazuar/Borrowed White – Gjermani 2021)

Trofeun e tërhoqi Clemens Ehrbach, përfaqësues i produksionit dhe atasheu kulturor i Ambasadës Gjermane në Shqipëri, Martin Zickendracht.

 

Për çmimin DEA për Filminh më të Mirë me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

 

Pavarësisht mjegullës (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019
Bardhësi e huazuar (Borrowed White) – Sebastian Ko. Gjermani 2021
Kufijtë, Pika shiu (Borders, Raindrops) – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019

 

Kupa DEA për Filmin më të Mirë  – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për « Pavarësisht mjegullës » (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019.

Ashtu si në edicionet e tjera, edhe këtë vit, organizatorët në bashkëpunim me kompaninë e telefonisë celularë ONE, organizuan shorteun, e zhvilluar nën moton: SHIKO NJE FILM – FITO NJE DHURATË, fituesit e të cilit u shpallën para publikut tw Natës gala të ndarjes së  çmimeve – DEA OPEN AIR 2022.

 

Duke qenë se biletat e llotarisë përmbanin edhe detyrimin për vlerësimin e filmave, bazuar nën këto të dhëna, DEA OPEN AIR ndau edhe dy  çmime speciale të publikut të Tiranës. Vlerësimet u bënë konkretisht në kategoritë: Filmi më i Mirë dhe Aktori më i Mirë.

 

Çmimi Special i Publikut në kategorinë Filmi më i Mirë shkoi për “Dy luanë drejt Venecias” – Jonid Jorgji, Shqipëri 2021, ndërsa

 

Çmimi Special i Publikut në kategorinë Aktori më i Mirë, për duon: Vasjan Lami & Kastriot  Çaushi për rolet e Vanit dhe Kaçit në «Dy luanë drejt Venecias».

 

DEA e karrierës ose siç e kanë pagëzuar organizatorët, DEA e MIRËNJOHJES shkoi sivjet në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, Muharrem Fejzon, ndërsa DEA HOMAZH iu dedikua njërit prej aktorëve më prezentë në trashëgiminë tonë kinematografike, aktorit Rikard Ljarja.

 

Duke shpallur mbylljen e Edicionit të Nëntë të Festivalit Ndërkombëtar tv Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2022, organizatorët Edmond Topi (drejtor) dhe Mirela Oktrova (drejtore artistike) njoftuan, se Edicioni i Dhjetë do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm (2023).

Ditët shqiptare në fundjavën e Dea Open Air

Fundjava e festivalit ndërkombëtar të filmit Dea Open Air ka qenë e fundjava e projeksioneve shqiptare. Qoftë në dokumentar apo në filmin me metrazh të gjatë, si produksionet e Kosovës ashtu edhe ato të Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e publikut, që si duket interesin vazhdon ta ketë të shtuar për filmin shqiptar. Ndërsa në programin e filmit të shkurtër kanë qenë prezente regjisorët e dy prej katër filmave.

Regjisorja Emilie Vandenameele, nga Franca ishte prezent në Tiranë, në shfaqjen e filmit “Zemra të reja”, për të treguar për publikun shqiptar se sa e interesuar ishte për jetën dhe psikologjinë e adoleshentëve dhe perceptimin e botës nga ana e tyre. Në këtë produksion ajo ka bashkëpunuar, për muzikën, me një krijuese shqiptare. Të dyja treguan, se si muzika e krijuar ishte përshtatur sipas “zërit” që kishte në kokë vetë regjisorja për këtë film. Jeta e një piktori, mbi të cilin është mbështetur filmi “Ylberi”, ka sjellë në Tiranë edhe regjisorin Aleksandër Vujoviç, nga Mali i Zi, i cili tregoi me elegancë mistiken që shoqëron një artist, qysh nga fëmijëria, e deri në mbërritjen e famës. Filmi 15 minutësh “Gruaja nga bari blu”, me regji të Jalal Masarëva, pasuroi hartën e Dea Open Air me një produksion nga Izraeli, ndërsa “Balancë 0” me kontrobutin e regjisores spanjolle Amanda Gutierrez del Castillo. Në programin e ditës së hënë, produksioni i shoqëruar me regjisorin e vet në konkurimin e filmit të shkurtër, vinte nga Greqia. Filmi “Si uji”, me regjisor Manos Triantafillakis ka në fokus qarkun e jetës, nxitur nga humbja e babait, të cilin regjisorin e ka ne qendër të veprës së tij.

 

Dokumentarë që nisin me shqiptarët

Nga Kosova në fundjavë u prezantua filmi dokumentar “Hebrej dhe shqiptarë”, me regji të Jakov Sedlar, ngacmuar nga e njëjta sjellje, që Kosovën dhe Shqipërinë e veçon nga vendet e tjera lidhur me trajtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1912, në Kosovë jetonin rreth 3000 hebrenj, në marrëdhënie të shkëlqyera me popullatën vendase. Por fati i tyre fillon të ndryshojë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku hebrenjtë në Kosovë vuajtën si nga nazistët gjermanë ashtu edhenga  shteti nazist serb i Milan Nedicit. … Programi i dokumentarit vazhdoi me produksionin amerikan “Aventurat e Saul Bellow” dhe më pas me filmin shqiptar, “Eksodi” me regji të Dario Harunit. E hëna ofroi tre dokumentarë të tjerë: nga Spanja, Franca dhe Norvegjia, respektivisht të përqendruar në tema thelbësore për jetën dhe personalitetin e njeriut, si përvojat që ai kalon dhe gjurmët e thjeshta, që le në histori, të cilat marrin domethënie të madhe në plan personal.

 

Filmat me metrazh të gjatë

Një tjetër mbrëmje shqiptare, ka qenë ajo e së dielës, kur është shfaqur filmi artistik me metrazh të gjatë “Dy luanë drejt Venecias” i regjisorit Jonid Jorgji. Komedi-drama ka përcjellë te publiku një atmosferë interesante duke iu referuar zhanrit road movie – një ironi, Brenda së cilës një udhëtim me qëllime madhore, merr finale groteske. Regjisori Jonid Jorgji është shprehur edhe më herët për mediat, në rastin e dhënies së premierës, se filmi ka në bazë dashurinë, pas një viti të vështirë ku shumë njerëz humbën të dashurit e tyre, dhe shoqëria mori goditjen sociale nga pandemia. Ngjarja e këtij filmi nis me dy kineastët shqiptarët të cilët janë ftuar për të paraqitur filmin në Festivalin e Venecias. Rrugëtimi nis me plot aventura e peripeci në rrugët e Italisë, ku zbulohet kultura, peisazhet, njerëzit dhe dy kineastët kthehen në bartës të këtyre emocioneve.

Ndërkohë të shtunën në mbrëmje, programi i filmit me metrazh të gjatë ofroi filmin “Blic i fuqishëm”, nga Ainhoa Rodriguez, një produksion spanjoll, i cili përqendrohet te bota e izoluar e grave, jeta e të cilave shoqërohet me iluzione, për t’u çliruar nga dëshirat e shtypura nga bota maskiliste. Filmi, i vlerësuar si shumë sugjestiv, nuk u përmbahet rregullave narrative dhe e lë interpretimin e ngjarjeve e personazheve në dorën e publikut, pasi ofron disa qasje, shoqëruar me një kuadër të kompozuar bukur, ku në kornizë hyjnë shumë personazhe të ndryshëm, me historitë e tyre unike.

 

***

Pas pesë netësh garë nga 25 vende të botës, mbrëmja e së hënës shënoi fundin e ofertës filmike të edicionit të nëntë Dea Open Air, me programin e filmit me metrazh të gjatë, i cili kulmon me një produksion Italian. “Pavarësisht mjegullës”, vepra e fundit e regjisorit të njohur, Goran Paskaljeviç para se ndahej nga jeta, është një himn humanizmi. Ai i referohet një fakti të njohur, të publikuar nga Interpoli, sipas të cilit, mbi dhjetë mijë refugjatë të mitur pa kujdes prindëror enden në Evropë, gjysma e të cilëve në Itali. Filmi është një rrëfim filmik për njërin prej tyre: një fëmijë refugjat, prindërit e të cilit u mbytën me gomone rrugës drejt bregdetit italian, por ai vetë ia doli të hynte në një familje, që kishte humbur fëmijën e vet. Djali u shërben prindërve si ngushëllim për djalin e tyre të ndjerë. Po ata përballen me rezistencën e mjedisit dhe të të afërmve të tyre, të cilët nuk pajtohen dot me vendimin. Është historia e një bote që po zhytet gjithnjë e më shumë në mjegullën ksenofobike, në një kohë kur njerëzit globalisht kanë më shumë se kurrë nevojë për njëri-tjetrin.

 

Pas përfundimit të programit, nata dhe mbrëmja mbetet në dispozicion të katër jurive – tri profesionale dhe asaj të medias – të cilat mblidhen për të shpallur fituesit e 15 kupave DEA, që festivali ndan tradicionalisht çdovit. Ditën e martë,  në orën 20.00, në mjediset pranë Universitetit të Arteve do të shpallen fituesit e edicionit të nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR -Tirana 2022.

DEA OPEN AIR nis me një minutë heshtje dhe homazh

për producenten Vjosa Berisha

 

Starton Edicioni i Nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

DEA OPEN AIR – Tirana 2022

 

Edicioni i Nëntë i Festivalit DEA OPEN AIR nisi në mënyrë të pazakontë… një minutë heshtje, duatrokitje…publiku është ngritur në këmbë në nderim të Vjosa Berishës, drejtore e PRIFEST, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ndarë nga jeta pak orë para fillimit të aktivitetit. Drejtorja artistike e DEA OPEN AIR, Mirela Oktrova ftoi të pranishmit, të nderonin me një minutë heshtje “një producente të përkushtuar dhe skrupurloze, një grua me kurajo të rrrallë, një intelektuale të angazhuar dhe mike të DEAs dhe ta përcillnin më pas nga larg një duartrokitje, sicc përcillen artistët…!”

 

Gjithshka tjetër ndoqi traditën e këtyre tetë viteve të shkuara. Ceremonia e mirëseardhjes – kalimi në tapetin e kuq, fotografi, tokje duarsh dhe miqsh, njohje të reja mes artistësh dhe kineastësh nga Evropa dhe bota, prani artistësh, kineastësh dhe pedagogësh shqiptarë të filmit dhe mjeshtërisë, pjesëtarë të trupit diplomatik, politikanë, personalitete të kulturës dhe arsimit, përfaqësues të institucioneve dhe medias…Po ashtu nuk munguan edhe miqtë besnikë të festivalit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Pas dy vitesh të vështira si pasojë e  kushteve distancuese të diktuara nga pandemia, në Amfitetarin e Universitetit të Arteve të gjithë pranishmit shijuan dhe kremtuan mundësinë e zhvillimit në normalitet të Edicionit të Nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR.

 

Drejtori i DEA OPEN AIR, Edmond Topi përshëndeti të pranishmit, duke tërhequr vëmendjen për sfidën e vështirë globale me të cilën kinemaja u përball gjatë pandemisë dhe gëzimin, që ngjall rikthimi në të: “Sërish në kinema, sërish te DEA… Besoj, se flas në emër të të gjithëve, nëse them, se jemi të gjithë të lumtur të shihemi sërish në kinema…Krahas kësaj ndjesie sigurisht, që na dhemb, që pasi kaluam një “luftë”, një tjetër “zuri radhën” për të marrë jetë dhe shpërndarë frikë për të nesërmen…Po bota ka mësuar të rezistojë në mënyra të ndryshme…Kinemaja është njëra prej tyre…”, tha ai.

 

Në cilësinë e Drejtores Artistike të Festivalit, Mirela Oktrova iu referua udhëtimit 8-vjeccar të DEAs, si një vazhdimësi tradite, që flet me shifra shpërndarë në: “ tetë edicione të suksesshme me afro 70 filma me metrazh të gjatë dhe 270 filma të shkurtër dhe dokumentarë, të ofruar në mbi 60 mbrëmje interesante në praninë e mbi 500 miqve të festivalit, që këto vite komunikuan me gjuhën e filmit… “.

Oktrova theksoi gjithashtu, se DEA tashmë ia ka dalë të kthehet në një markë të qëndrueshme oferte filmike të orientuar sa nga kinemaja cilësore aq edhe nga tentativa e vazhdueshme për të tërhequr publikun në një vend, ku kinemaja vazhdon të mungojë në pjesë të konsiderueshme të tij.

 

Një nga mbështetësit kryesore të Festivalit, me një traditë bashkëpunimi, që nuk mungoi edhe këtë edicion, është Bashkia e Tiranës, nën/kryetarja e së cilës, Keti Luarasi vlerësoi rëndësinë që DEA OPEN AIR ka për qytetin. “A mundet që këto aktivitete kulturore si puna e këtij festivali, të ndikojnë tonë? Mendoj, që po.  Festivali Dea Open Air është prova konkrete. Nëse ne të gjithë shkëmbejmë me njëri-tjetrin, marrim informacion, të mirë, krijojmë idetë tona dhe luftojmë për t’i mbrojtur ato, sicc bëjnë kineastët nëpërmjet veprave të tyre duke motivuar, ata krijojnë efektin domino dhe frymëzojnë dhe politikbërësit të nsryshojnë. Kjo aleancë, që ne përpiqemi të krijojmë  me të rinjtë dhe artistët ka fuqinë të ndryshojë – në mos botën, këtë qytet padiskutim”.

 

Mbështetëse e Festivalit është edhe Qendra Kombëtare Kinematografike, kryetari i i së cilës, Eduart Makri, përshëndeti Dea Open Air, duke u shprehur: Kur gati kemi humbur komunikimin, festivalet, si edhe DEA OPEN AIR, na bëjnë të shohim njëri-tjetrin në sy. Përmes festivaleve, kinemaja vjen me të vërtetat e saj, ku ballafaqohen kulturat”.

 

Gjatë Ceremonisë së Hapjes u lanccua edhe shorteu tradicional i radhës

SHIKO NJE FILM – FITO NJE DHURATE. Duke shpalluar shorteun, Drejtorja artistike e DEA OPEN AIR, Mirela Oktrova, iu referua historisë së kinemasë në Tiranë: “ Tirana e traditës ka qenë në fakt QYTET KINEMAJE. Për ata, që nuk e dinë kinemaja në Tiranë është 96 vjecc dhe i ka fillesat te kinemaja moderne INTERNACIONAL – me kapacitet prej 600 vendesh, themeluar në vitin 1926 nga familjet Hobdari, Vokopola dhe Koliajana, e cila ndonëse u dogj në vitin 1939, u rindërtua brenda vitit dhe u rivu në funksionim, së bashku me 9 të tjera. Gjatë viteve të pushtimit fashist, shkelja e ndalimit të qarkullimit, ishte e mundur vetëm me një justifikim – biletën e kinemasë. Tirana ka ditur ta dashë kinemanë – kurse ne duhet të dimë ta ringjallim këtë dashuri të nëpërkëmbur në këto thuajse 100 vjet të ekzistencës ose mosekzistencës së kinemasë në të… Shorteu është një prej këtyre instrumentave“, – tha Oktrova.

 

Festivali Dea Open Air mbështetet nga Bashkia e Tiranës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Universiteti i Arteve, Instituti Italian i Kulturës…etj.

 

Kujtojmë se konkurimi zhvillohet në 4 seksione: në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë, marrin pjesë filma nga Bosnja dhe Mali i Zi, Gjermania, Italia, Spanja dhe Shqipëria,  në Seksionin e Filmit Dokumentar – 11 filma nga 8 vende të botës, në Seksionin e Filmit Studentor – 14 filma nga 8 vende të botësdhe në Seksionin e Filmit të Shkurtër – 16 filma nga 14 vende të botës.

 

Kontributet filmike vlerësohen nga ana artistike nga tri juri profesionale ndërkombëtare. Sipas traditës, për nga rëndësia shoqërore e mesazhit për komunitetin, filmat do të vlerësohen dhe nga Juria e Medias.

 

Konferencë shtypi e organizatorëve

 

Sot, më date 22 qershor, në mjediset e Galerisë FAB, pranë Universitetit të Arteve u zhvillua konferenca tradicionale për shtyp e stafit organizator të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Konferenca i parapriu hapjes zyrtare të Edicionit të Nëntë, të planifikuar për t’u zhvilluar në datat 23 deri më 28 qershor 2022.

Të pranishëm në konferencë ishin drejtori i festivalit, z. Edmond Topi, drejtorja artistike znj. Mirela Oktrova, drejtori i programit të Filmit me metrazh të gjatë, Genc Përmeti, drejtorja e Programit të filmit të shkurtër, Ajola Daja.

Organizatorët e festivalit iu përgjigjën interesit dhe pyetjeve të mediave lidhur me  prurjet dhe pjesëmarrjen e kineastëve nga bota në këtë edicion, duke u ndalur edhe te  prezenca e kinemasë shqiptare në të.

Drejtori i DEA OPEN AIR, Edmond Topi, duke u ndalur në vijueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e synimeve të organizimit të festivalit, pas pesë edicioneve të mbajtura në Sarandë, dhe katër edicioneve në Tiranë, tha se “tashmë nisma ia ka dalë të kthehet në një markë të qëndrueshme oferte filmike të orientuar sa nga përmbajtja aq edhe nga promovimi i kinemasë dhe tentative e vazhdueshme për të tërhequr publikun në një vend, ku ajo vazhdon të mungojë në pjesë të konsiderueshme të tij.” Në këtë kontekst zoti Topi përmendi edhe iniciativa konkrete të DEA OPEN AIR për të tërhequr publikun, si psh. iniciativa për futjen e lëndës së “Kinemasë” në kurrikulat e arsimit parauniversitar ose organizimi i shorteut : Shiko një film – fito një dhuratë” , organizuar nga DEA OPEN AIR në bashkëpunim më kompaninë One.”

Drejtorja artistike e festivalit, Mirela Oktrova tha se, “ky edicion, e vijon linjën e parardhësve në tri tradita: së pari, traditën e përmasave të prurjeve dhe shtrirjes gjeografike, me një ofertë prej 39 filmash nga 25 vende të Europës dhe botës, nga rajoni te kinematografite e konsoliduara, si Gjermania, Italia apo Spanja, nga Kosova, e cila përfaqësohet me një program-fokus, të titulluar CineKO te Uzbekistani, Lituania, Irani e SHBA. Së dyti, festivalin vazhdon traditën e tij të promovimit të komunikimit kulturor si urë lidhëse, që këtë vit konkretizohet me praninë e spikatur të bashkëprodhimeve dhe tërheqjen e kineastëve nga ekzotikja apo ngjarjet e shtrira në kohë dhe hapësirë. Dhe së treti, festivali mbetet te kinemaja cilësore dhe trajtesat sfidante, si: emigracioni dhe humanizmi, qytetërimi dhe varfëria, individi dhe shoqëria”

Përkitazi prurjeve filmike në Programin e Filmit me metrazh të gjatë, Genc Përmeti tha se, selektimi ka qenë një përgjegjësi e madhe. “Festivali po mbush 10 vjet në kërkesën e vet për cilësi, ndaj për ne mbetet sfidë orientimi drejt autorëve me indentitet artistik”. Duke u ndalur në secalin prej filmave konkurrues, pjesa dërrmuese e të cilëve lidhen direkt ose indirekt me jetën, preokupimet dhe sfidat e individit në Shqipëri dhe rajon, Përmeti vuri në dukje, se “humanizmi është filli lidhës në pothuaj të gjithë filmat me metrazh të gjatë, që do të paraqiten në festival, përmes të cilit kineastët sjellin mesazhe të përpjekjeve të njeriut, për ta bërë jetën më të mire”.

Drejtorja e Programit të Filmit të shkurtër, Ajola Daja vuri në dukje, se “program ofron disa premiera ndërkombëtare, që do të realizohen në prani të autorëve. Aplikimet e kësaj gjinie në festival mbeten në shifra shumë të mëdha, duke e bërë akoma më të madhë përgjegjësinë e seleksionimit. Interesi i jashtëzakonshëm i të rinjve (targeti kryesor i gjinisë) për të qenë pjesë e festivalit, – sipas saj, – lidhet me dëshirën e tyre për të komunikuar, ndarë dhe shkëmbyer eksperienca. Ky program shërben realisht si një “urë karriere për kineastët e ardhshëm” – tha Daja.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, lidhur me vështirësitë që ka sot afrimi i publikut me kinemanë, drejtori dhe drejtorja artistike e festivalit vunë në dukje, se kjo kërkon angazhimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë, përfshirë dhe institucionet si edhe ndryshimin e politikave për filmin, në drejtim të përftimit të indikatorëve të vlerësimit të veprave të subvencionuara filmike edhe nga këndvështrimi i marrëdhënieve, që arrijnë të krijojnë me audiencat kulturore.

Zyra e shtypit

DEA OPEN AIR

Edicioni i Nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR

Tiranë – 2022

Edicioni i nëntë i Festivali Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR, i cili do të zhvillohet në kryeqytet në datat 23 deri më 28 Qershor 2022, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të vijojë traditën e ofrimit të programit të tij në pesë seksione.

Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë  përfshirë në program 39 filma nga 25 vende të botës, të ofruar në katër konkurime dhe një program special, të cilët ndiqen dhe vlerësohen nga pesë juri profesionale.

Në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë konkurojnë filmat: “Kufijtë, pika shiu” (Borders Raindrops) – një bashkëprodhim boshnjako-malazezo-serb me regji të Nikola Mijoviç dhe Vlastimir Sudar (2019); “Bardhësi e huazuar” (Borrowed White) – e regjisorit Sebastian Ko, nga Gjermania (2021); “Pavarësisht mjegullës” (Despite the Fog) – filmi i fundit i regjisorit Goran Paskaljeviç me produksion italian (2019); “Blic i fuqishëm” (Mighty Flash) – i regjisores Ainhoa Rodríguez nga Spanja (2021) dhe produksioni shqiptar “Dy luanë drejt Venecias” (Two Lions Heading to Venice) – nga regjisori Jonid Jorgji (2021).

Juria e Filmit me Metrazh të Gjatë, e përbërë nga: Steffen Hacker (kryetar – Gjermani), Afrim Spahiu (anëtar – Kosovë), Andrea Stucovitz (anëtar – Itali), Altin Basha (anëtar – Shqipëri), Sasho Pavlovski (anëtar – Maqedoni) ndjek Programin e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe akordon çmimet DEA për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë, Fotografinë/Kameran më të mirë dhe Aktorin/Aktoren më të mirë në rol kryesor në Filmin me Metrazh të Gjatë.

Në Seksionin e Filmit të Shkurtër konkurojnë filmat: Një botë pa kriza” (A world free of crisis) – Ted Hardy-Carnac, Francë 2021; “Personazh Artistik” (Artistic Character) – Vasily Chuprina, Holandë 2021; “Balancë 0” (Balance 0) – Amanda Gutiérrez Del Castillo, Spanjë 2022; “I dashur Huan Manuel” (Dear Juan Manuel) – Jose Luis Lopez, Spanjë 2021; “Natën e mirë, Lili” (Good Night, Lilly) – Peter Vulchev, Bullgari 2021; “Si uji” (Just Like Water) – Manos Triantafillakis, Greqi 2021; Marko – Marko Šantić, Kroaci 2021; “Ylber” (Rainbow) – Aleksandar Vujović – Mali i Zi 2021; “E kuqe & e artë“ (Red & Gold) – Paul Uhlig, Gjermani  2019; “Kujtime të përsëritura” (Repeated Memories) – Soo-Min, Uzbekistan 2022; “Uji i rrjedhshëm s’mbart helm” (Running water does not carry poison) – Letizia Zatti, Itali 2021; “Roboti dhe Flutura” (The Robot and The Butterfly) – Gaile Garnelyte, Lithuania 2021; “Gruaja nga Bari Blu” (The Woman from Bar Blue) – Jalal Masarwa, Izrael 2020; “Tramvaj“ (Tramway) – Bartosz Reetz, Poloni 2021; “Pa ty” (Without you) – Sergio Falchi – Itali  2022; “Zemra të Reja” (Young Hearts) – Emilie Vandenameele, Francë 2021.

Në Seksionin e Filmit Studentor ofrohen filmat: “Një ditë e zakonshme“ (An Ordinary Day) – Arda Gökçe, Turqi 2022; “Batim“ – Mauro Zaçe, Shqipëri 2022; Bolzmann – Janis Westphal, Gjermani 2022; “Dritë e errët“ (Dark Light) – Klaudia Pashnjari, Shqipëri 2022; “Furnizime” (Deliveries) – Lauri Niemelä, Estoni 2020; “Pazar i rrezikshëm” (Lethal Shopping) – Mahay Alayón, Spain 2022; “Një” (One) – Roman Sinitsyn, Federata Ruse 2022; “Foto e Përkryer“ (Perfect Picture) – Eleonora Mozzi, Itali 2022; “Aksidenti“ (The Accident) – Bohdan Herkaliuk, Hungari 2022; “Kthimi” (The Return) – Maria Repina, Federata Ruse 2022; “Mbiemri“ (The Surname) – Dorina Toçi, Shqipëri 2022; “Pylli“ (Waid) – Lorenz Piehl, Germany 2022; “Kur vjen nata“ (When the Night Comes) – Katarzyna Sikorska, Poloni 2022; Zama – Miguel Ángel Marqués Bordoy, Spanjë 2022.

Programet e Filmit të Shkurtër dhe Studentor ndiqen nga Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor, e përbërë nga: Esther Maaß (kryetare – Gjermani), Adele Budina (anëtare – Itali), Redi Mazi (anëtar – Shqipëri), e cila akordon çmimet: DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë dhe DEA për Filmin më të Mirë Studentor.

Në Seksionin e Filmit Dokumentar konkurojnë filmat: “80.000 Shnicël” (80.000 Schnitzel) – Hannah Schweier, Gjermani 2022; Amuka – Antonio Spano, Belgjikë 2022; “Beffen, e para“ (Beffen First) – Anne Magnussen, Norvegji 2022; Exodus – Dario Haruni, Shqipëri 2022; “Hebrej dhe shqiptarë“ (Jews and Albanian) – Jakov Sedlar, Kosovë/Shqipëri 2019; “Horizontet tona” (Our Horizons) – Charlotte Cayeux, Francë 2022; “Teheran bluz” (Tehran blues) – Javier Tolentino, Spanjë 2020; “Aventurat e Saul Bellow” (The Adventures of Saul Bellow) – Asaf Galay, SHBA 2022; “Rruga e Mesit“ (The Middle Road) – Ardit Muhaxhiri, Shqipëri 2022; “Zëri i Thaisit” (The Voice of Thaïs) – David Casals Roma, Spanjë 2022; “Venecja diku gjetkë” (Venice Elsewhere) – Elia Romanelli, Itali 2022.

Programi i Filmit Dokumentar ndiqet nga Juria e Filmit Dokumentar, e përbërë nga: Ilir Kabashi (kryetar – Kosovë), Vasjan Lami (anëtar – Shqipëri), Erion Kristo (anëtar – Shqipëri), e cila akordon çmimin DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar.

Nga këndvështrimi i kontributit të tyre shoqëror, filmat e ofruar vlerësohen edhe nga Juria e Medias, e cila këtë vit përbëhet nga: Elsa Demo (kryetare – Shqipëri), Leontina Nika (anëtare – Shqipëri dhe Kamuran Goranci (anëtar – Kosovë) dhe akordon Çmimin Special të Medias në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe Çmimin Special të Medias në kategorinë e Filmit të Shkurtër.

Në kuadrin e Programit CineKO, me fokus kinemanë kosovare, mbrëmjeve me shfaqje publike në Qendër të Tiranës, do të ofrohen filmat: “Një pranverë e paharruar në një fshat të harruar” (An Unforgettable Spring in a Forgotten Village) – nga regjisori Kushtrim Bekteshi (2019), “Cirku fluturues” (The flying circus) – nga Fatos Berisha (2019), “Një histori Prishtine” (A Prishtina story) – filmi i fundit i regjisores Burbuqe Berisha (2018) dhe “Shtëpi, e ëmbla shtëpi” (Home sweet home) – e regjisorit Faton Bajraktari (2016).

 

Zyra e shtypit

DEA OPEN AIR

Edicioni i Nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR

Tiranë – 2022

 

Në datat 23 deri më 28 Qershor 2022, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të zhvillojë edicionin e tij të nëntë në kryeqytet!

Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, DEA vjen këtë vit për herë të katërt edhe në Tiranë, për ta ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale evropiane edhe me publikun, studentët dhe kineastët kryeqytetas!

DEA mbetet edhe këtë vit OPEN AIR.

Programi i mbrëmjes së konkurimit kryesor të festivalit, Filmit me Metrazh të Gjatë ofrohet në Kinema DEA OPEN AIR 1 – në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.

Në Kinema DEA OPEN AIR 1 – në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve organizohet edhe Ceremonia zyrtare e Hapjes si edhe Mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit IX të DEA OPEN AIR International Filmfestival Tiranë – 2022.

Programi i Filmit Dokumentar, Filmit të Shkurtër dhe Filmit Dokumentar do të ofrohet në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Programi CineKO, me fokus kinemanë kosovare do të ofrohet çdo mbrëmje në kuadrin e shfaqjeve publike të filmit në Qendër të Tiranës.

Numri i aplikantëve të DEA OPEN AIR ka ardhur në rritje nga viti në vit. Edhe edicioni i sivjetëm konfirmon të njëjtën tendencë rritëse.

 

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit Mars 2022.

Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë vendosur të përfshijnë në programin e sivjetëm gjithsej 39 filma, nga të cilët 5 në Seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurimin kryesor, 4 në programin Cine KO, 16 në Seksionin e filmit të Shkurtër, 14 në Seksionin e Filmit Studentor dhe 11 në Seksionin e Filmit Dokumentar. Kategorizimi reflekton si natyrën e krijimtarisë ashtu edhe profilin e autorëve të tyre.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.

Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit – si në edicionet paraardhëse – gjeografi ndërkontinentale.

Edicioni i Nëntë i DEA OPEN AIR International Film Festival zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Universitetit të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, të cilët krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar, të cilët tradicionalisht i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.

Zyra e shtypit

DEA OPEN AIR

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.