Image Alt

Press Release 2021

Me një mbrëmje gala, përmbyllet me sukses edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air – një festival me premiera absolute dhe kombëtare, me të ftuar dhe publik

 

Kupa DEA shkon në Gjeorgji

 

Me një mbrëmje gala, përmbyllet me sukses, edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air – një festival me premiera, me të ftuar dhe publik.

‘Koha kur mblidhemi është KOHE SFIDASH‘, tha drejtorja artistike e festivalit, Mirela Oktrova në hapjen e mbrëmjes finale të Festivalit Ndërkombëtar të filmit Dea Open Air. Nga dita e premte (15 tetor), deri të martën (19 tetor), një gjeografi e gjerë produksionesh dhe regjisorësh kanë krijuar kontaktet me publikun, pas një  periudhe të vështirë pandemie.

‘Në traditën tonë, kjo ndarje çmimesh është edhe një medium për të folur për kinemanë – për atë që na gëzon, na prek apo na dhemb më shumë, kur flasim për të. Po edhe këtë herë jemi mbledhur ndryshe – thjesht për të rezistuar – rezistuar dhe mbijetuar… Dhe edicioni, që mbyllëm si edhe ky organizim, synon rezistencë kulturore në kushtet e ngushtësisë – ndaj mblidhemi kështu: pa luks dhe pompë, por thjesht me shenjat tona të  identifikimit me produktin kinematografik; pa miqtë dhe artistët nga e gjithë bota – pasi shumica e tyre druhen të jenë të pranishëm. Po për fat me publik, çka sivjet e shijojmë, me miqtë dhe bashkëpunëtorët e festivalit, me të cilët do të vazhdojmë të këmbëngulim ta mbajmë në jetë dhe ta zhvillojmë këtë traditë…’, tha më tej, në fjalën e hapjes, Oktrova.

Duke vlerësuar mbështetësit e kinemasë në këtë edicion, drejtori i festivalit, Edi Topi tha se, – ‘është e rëndësishme që, ne, na bashkon dashuria për kinemanë e cila, në terma afatgjatë, ka të bëjë me shpirtin e njerëzve. Sa më shumë kinema, sa më shumë teatër, sa më shumë kulturë në këtë vend aq më pak do kemi kriminelë në rrugë, aq më pak vjedhje, aq më pak korrupsion. Secili prej nesh duhet të bëjë më shumë për kinemanë, sepse ky është një investim për shoqërinë’.

Producenti dhe gazetari, Edi Mazi, njëkohësisht kryetar i Jurisë së Filmit Dokumentar, ka vlerësuar paraqitjen e dokumentarit në këtë festivaldhe përgjithësisht festivalin, si ngjarje të kinemasë. Me rastin e shpalljes së çmimit Dea për Dokumentarin më të Mirë, Mazi u shpreh: Dyshimi se, dokumentari mund të mos jetë në nivelin e duhur, kësaj radhe e kapërceu këtë opinion. I kam ndjekur disa kohë festivalet këtu, dhe mendoj se, ky ishte një festival shembull, me prezencë dhe prezantim dhe me organizimin e gjithë aktivitetit deri në përmbylljen e tij, ndarjen e çmimeve Dea, gjithshka ishte shumë e arrirë’.

Çmimi kryesor i festivalit, DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë shkoi në Gjeorgji, për filmin Brighton Nr. 4, të regjisorit Levan Koguashvili, ndërsa 14 çmimet e tjera patën një gjeografi të gjatë shpërndarjeje – nga Italia në Meksikë, nga Shqipëria në Rusi, nga Kosova në Francë, e kështu me radhë. Çmimet e publikut të Tiranës shkuan për “Mbijetesa dhe shkolla”, të regjisorit kosovar Ilir Kabashi dhe “Inane” të regjisoprit shqiptar Besnik Bisha. Dea e Mirënjohjes iu dedikua këtë vit regjisorit Gjergj Xhuvani, kurse Dea HOMAZH shkrimtarit dhe kineastit, Petrit Ruka, me një prezencë shumë të pasur titujsh në trashëgiminë tonë letrare dhe kinematografike.

 

Të privohesh nga kinemaja – do të thotë të privohesh nga mundësia për të jetuar në histori… Ndaj jemi këtu sot – të këmbëngulim të promovojmë kinema dhe të imponojmë kinema pavarësisht nga pandemia, që ende s’ia ka lëshuar fytin botës.

Një sfidë, që vazhdon, për një kohë që ende nuk e parashikojmë dot…”, tha në  mbyllje të  këtij edicioni, drejtorja artistike e festivalit Dea Open Air, Mirela Oktrova.

 

Të gjithë artistët fitues si nga Meksika, Rusia, Italia, Gjergjia ishin të pranishëm përmes video-mesazheve, dhe pse nuk ishin fizikisht në festival, në Tiranë.

Gjatë Natës Gala të Ndarjes së Çmimeve u hodh edhe shorteu, nga telefonia celulare One, ku për tre fitues, të pranishëm në sallë, u dha si shpërblim nga një apart telefonik.

 

Kupa Dea

Juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Peter Dirmeier – aktor/regjisor – Gjermani; More Raça – regjisore – Kosovë, Refet Abazi – aktor dhe pedagog – Maqedoni e Veriut, Ivan D’Ambrozio, regjisor/producent – Itali; Abaz Hado – piktor dhe kritik – Shqipëri, ndau këto çmime:

Kupa DEA, AKTORI/AKTORJA më i/e MIRË – Filmi Gjatë: Anila Bisha (Sana) & Neritan Liçaj (Gori) – Inane, Shqipëri

Kupa DEA – KAMERA më e MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë: Phedon Papamichael – Brighton Nr. 4, Gjeorgji

Kupa DEA – SKENARI më i MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë: Irina Mariychuk-Lukinova – Putra e lepurit, Federata Ruse

Kupa DEA – REGJIA më e MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë: Paolo Zucca – Njeriu që bleu hënën, Itali

Kupa DEA – FILMI më i MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë: Brighton Nr. 4 – Levan Koguashvili, Gjeorgjia

 

Juria e Filmit Dokumentar, e përbërë nga: Eduard Mazi, Gazetar dhe producent (kryetar), Rezarta Delisula, gazetare (anëtare); Ferdinand Dervishi, gazetar (anëtar) ndau këtë çmim:

Kupa DEA – DOKUMENTARI me i MIRË: Kur dashuria bëhet tabu – Demian Saldana, Meksikë 2021

 

Juria e Filmit të Shkurtër, e përbërë nga: Jonid Jorgji, regjisor dhe producent (kryetar), Klajd Papadhimitri, producent (anëtar) dhe Lorik Bakija, gazetar (anëtar) ndau këto çmime:

Kupa DEA – FILMI STUDENTOR me i MIRË: Kllouni – Vladimir Feklenko, Federata Ruse 2020                                              

Kupa DEA – FILMI I SHKURTER me i MIRË: Klod – Giuseppe Marco Albano, Itali 2020

 

Juria e medias, e përbërë nga gazetarët: Fatmira Nikolli (kryetare), Bieta Sulo (anëtare), Abaz Krasniqi (anëtar), ndau këto çmime:

ÇMIMI I MEDIAS  – FILMI I SHKURTËR: Lufta ime e fshehtë – Kevin R. Phipps, SHBA 2019

ÇMIMI I MEDIAS – FILMI ME METRAZH TE GJATE : Putra e lepurit – Nana Djordjadze, Federata Ruse 2020

 

Këtë vit ÇMIMI I PUBLIKUT u dha në dy kategori:

Në kategorinë e FILMIT DOKUMENTAR: Mbijetesa dhe Shkolla – Ilir Kabashi, Kosovë 2021

Në kategorinë e FILMIT ME METRAZH TE GJATE: Inane – Besnik Bisha, 2020

 

Çmimi Special i Festivalit, që mban emrin e drejtorit të Fotografisë LEONARD QENDRO, iu akordua filmit: Pipo and blind love – Hugo Le Gourrierec, Francë 2020

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.