Image Alt

Press Release 2016

Edicioni i Tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

DEA OPEN AIR 2016  Sarandë – Gjirokastër.

 

Juria e Filmit të shkurtër, e përbërë nga: Carlos Campos Serna (Meksikë), Burbuqe Berisha (Kosovë), Alina Niemeyer (Gjermani) ndau këto çmime:

Kupa DEA për  Idenë më të Mirë (Çmimi i RTV 21) shkoi për filmin “Beteja e fundit“(Kosovë 2015)  të regjisorit Alban Zogjani

Kupa DEA për Montazhin më të mirë iu dha Ilka Rise, për montazhin e filmit “Në plazh” (Gjermani 2015)

Kupa DEA për Regjinë më të mirë shkoi për regjisorin Kristof Saber  për regjinë e filmit „Disiplinë“(Zvicër 2014)

Kupa DEA për FILMIN e SHKURTËR më të MIRË iu akordua filmit „Dita e gjyshes“ (Poloni 2016) të regjisorit Milosh Sakovski.

Çmimi i medias, i akorduar nga Juria e Medias, përbërë nga: Sokol Shameti (shkrimtar dhe gazetar), Kristina Fidhi (gazetare – TOP Channel) dhe Lorik Bakija – Gazetar (RTV 21 – Kosovë), shkoi për filmin «Meteorë » të regjisorit Ljubo Jonçev – Bullgari 2015

 

Juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë nga: Michael  Viedeman (Gjermani), Antonela Gaeta (Itali), Prof. Asoc. Dr. Përparim Kabo (Shqipëri), Lumnie  Sopi (Kosovë) dhe Martin  Kaufman (Zvicër), ndau këto çmime:

Kupa DEA për Karrierë premtuese në aktrim (Çmimi special i jurisë) shkoi për aktoren e re zvicerane, Anina Valt, për rolin e Sarës në filmin „S’ndodhi gjë“ (Zvicër 2015)

Kupa DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë u shkoi skenaristëve: Lars Kraume dhe Olivier Guez për skenarin e filmit „Shteti kundër Fric Bauerit”(Gjermani 2015)

Kupa DEA për Kameran më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu akordua operatorit Dmitri Kushinov për  fotografinë e filmit “Myshku i bardhë”(Rusi 2014)

Kupa DEA për Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu dha  aktorit zviceran, Devid Shtrisov për rolin e Tomasit në filmin „S’ndodhi gjë“ (Zvicër 2015)

Kupa DEA për Kameran më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë iu akordua regjisores suedeze Amanda Adolfson për regjinë e filmit „E reja Sophie Bell“ (Suedi 2015)

Kupa DEA për për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë shkoi për filmin

„Shteti kundër Fric Bauerit“(Gjermani- 2015), të regjisorit Lars Kraume

Çmimi i Jurisë së Studentëve, e cila këtë vit përbëhej nga studentët e Universitetit Mesdhetar të Tiranës, iu akordua filmit “Heroi“(Kosovë 2014) të regjisorit kosovar Luan Kryeziu.

DEA e MIRËNJOHJES për kontribut të shquar në fushën e kinemasë,  e cila ndahet nga Drejtori i Festivalit, Edmond Topi u akordua këtë vit dy herë. Ajo shkoi për dy “zonjat e rënda” të aktrimit shqiptar, njëkohësisht mikesha besnike të DEAs, Artistet e Popullit Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti.

 

Zyra e shtypit

DEA OPEN AIR

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.