Image Alt

Press Release 2020

U mbyll me sukses Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR 2020 në Tiranë.

Me Mbrëmjen tradicionale Gala, të organizuar në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, të premten mbrëma u mbyll me sukses edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air 2020.

Mbrëmja Gala u zhvillua në praninë e Jurisë dhe stafit të DEA OPEN AIR, por pa publik, të cilit ndjekja e ceremonies së ndarjes së çmimeve iu ofrua virtualisht në live stream nëpëpërmjet faqes zyrtare të festivalit dhe adresës në Facebook.

Zhvillimi i këtij edicioni i konfirmoi pritshmëritë tona – u shpreh Edmond Topi, drejtor i DEA OPEN AIR International Film Festival. Programi, – sipas tij,- u mirëprit nga kineastët dhe specialistët e kinemasë, ndërkohë që oferta grarantoi edhe këtë herë një shumëllojshmëri kulturash, stilesh dhe individualitetesh, që imponohen, pavarësisht kushteve të pandemisë.

Për Drejtoren artistike të DEA OPEN AIR International Film Festival, Mirela Oktrova “Mbrëmja e ndarjes së çmimeve – sikurse i gjithë festivali – është një dëshmi rezistence kulturore. Se në kushtet, kur format e tjera të distribuimit të filmit përballen me pamundësinë, festivalet e filmit mbeten alternativa e vetme e konsumit të organizuar të filmit dhe mendimit të specializuar, duke u shndërruar në një modus mbijetese për kinemanë në periudhën kalimtare midis së djeshmes dhe të nesërmes.,- tha Oktrova.

Kupa e parë DEA i takoi Filmit Dokumentar. Në këtë seksion, që programit iu shtua për herë parë këtë vit, 17 filma nga 11 vende të botës.  Ofertën filmike në Konkurimin e Filmit Dokumentar  e ndoqi Juria e filmit dokumentar, e përbërë nga: Florin Kelmendi, Gazetar, drejtor i programeve kulturore-artistike – Kosovë, Ben Andoni, studjues, përkthyes – Shqipëri, Luljeta Progni, gazetare – Shqipëri.

Në konkurimin e Filmit dokumentar u nominuan:

  1. 17 sekonda – Alon Marom – Izrael 2018
  2. Kur dimri bëhet verë – Ronald Urbancik – Gjermani 2019
  3. Edhe peshqit qajnë – Francesko Kabras&Alberto Molinari – Itali 2019

Çmimi DEA për Filmin më të mirë Dokumentar shkoi për: 17 sekonda – Alon Marom – Izrael 2018 

 

Prania e Filmit të Shkurtër në DEA është pjesë e një traditë të konsoliduar ndër vite – me afro 200 filma të shkurtër, të ofruar në edicionet paraardhëse. Këtë vit në kuadrin e programit të Filmit të Shkurtër  u ofruan 22 filma të Shkurtër nga 13 vende evropiane, prodhime të dy viteve të fundit, në fokus të të cilëve u vu një game e gjerë problematikash shoqërore, të trajtuara me angazhim social dhe nivel të admirueshëm artistik  Ofertën filmike në Programin dhe Konkurimin e Filmit të Shkurtër, Eksperimental dhe Studentor  e ndoqi Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Francesca Olivieri, regjisore dhe skenariste – Itali; Suela Bako, aktore dhe producente – Shqipëri; Lorena Sopi, regjisore dhe producente regjisore – Kosovë.

Në konkurimin e Filmit të Shkurtër u nominuan:

  1. Pika hëne – Yoram Ever-Hadani Serbi 2018
  2. Merre dhe përfundoje – Kirineos Papadimatos – Greqi 2020
  3. Lule blu – Saadi Constantine – Zvicër – 2020

Çmimi DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë shkoi për: Pika hëne – Yoram Ever-Hadani Serbi 2018

 

Në Seksionin e Filmit studentor – pjesë e traditës së edicioneve të DEA OPEN AIR, kë vit u ofruan 24 filma nga 10 vende të botës, të cilët u fokusuan tek miqësia dhe të papriturat e jetës, qëndrimi social dhe individual ndaj punës dhe jetës, raporti i talentit me ecmocionin, raporti me vdekjen, komunitetin në lëvizje dhe lufta për ekzistencë. Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor, nominoi në këtë kategori këta filma:

  1. Mërzi – Alica Bednáriková – Sllovaki 2020
  2. Dritarja blu e Gurit – Mauro Zaçe – Shqipëri 2020
  3. Alisa – Monika Mahútová – Sllovaki 2019

Çmimi DEA për Filmin më të Mirë Studentor shkoi për filmin: Mërzi – Alica Bednáriková – Sllovaki 2020

 

Çmimi Special i Medias DEA i vlerëson filmat nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik në formën e sensibilizimit të opinionit publik për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e Medias ndan ndan tradicionalisht dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë. Filmat konkurues u vlerësuan nga ky këndvështrim nga Juria e medias, e përbërë nga tre gazetarë dhe moderatorë të njohur: Rezear Xhaxhiu, Monika Shoshori Stafa, Jonida Shehu.

Fitues i Çmimit Special të Medias në Konkurimin e Filmit të Shkurtër u shpall: Roboti do t’ju mbrojë – Nikola Piovesan – Estoni 2018

Fitues i Çmimit Special të Medias në Konkurimin e Filmit të Gjatë u shpall: Cirku fluturues – Fatos Berisha – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

 

Programi i filmit me metrazh të gjatë përfshiu filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i ZiKonkurimi u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Hazir Haziri aktor, Dekan i Fakultetit të Dekan i Fakulteti të Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – Kosovë; Sehad Çekiç, drejtor menaxhues i Qendrës Kinematografike të Filmit të Malit të Zi; Luis Diogo, skenarist dhe regjisor – Portugali (anëtar); Steffen Hacker, regjisor – Gjermani; Alert Çeloaliaj, Drejtues i Departamentit të Regjisë, Regjisë së Filmit & TV në Universitetin e Arteve – Tiranë.

Për çmimin DEA për Aktoren/Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

  1. Tristan Halilaj, Shkumbin Istrefi, Shpëtim Selmani, Afrim Muçaj – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020
  1. Riccardo Scamarcio – Nuk jam vrasës – Itali 2019
  2. Emma Drogunova – Boni&Boni – Gjermani 2019

Fitues u shpallën : Tristan Halilaj, Shkumbin Istrefi, Shpëtim Selmani, Afrim Muçaj – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

 

Për çmimin DEA për Kamerën më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

  1. Rodja Kükenthal – Boni&Boni – Gjermani 2019
  2. Ivan Markoviç – Ti ke natën – Mali i Zi 2018
  3. Andrey Katorzhenko – Guri, letra gërshëra – Federata ruse 2020

Fitues u shpall: Rodja Kükenthal – Boni&Boni – Gjermani 2019

 

Për çmimin DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:

  1. Francesco Caringella, Paolo Rossi, Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019
  2. Fatos Berisha – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020
  3. Tatiana Lyutaeva, Galina Kopeliovich – Guri, letra gërshëra – Federata Ruse 2020

Fitues u shpallën: Francesco Caringella, Paolo Rossi, Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

 

Për çmimin DEA për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan :

  1. Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019
  2. Fatos Berisha – Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020
  3. Vladimir Zinkevich – Jerm – Bjellorusi 2020

Fituese u shpall: Andrea Zaccariello – Nuk jam vrasës – Itali 2019

 

Për çmimin DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë, u nominuan : 

  1. Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020
  2. Nuk jam vrasës – Itali 2019
  3. Guri, letra gërshëra – Federata Ruse 2020

Kupa DEA për Filmin më të Mirë me Metrazh të Gjatë shkoi për filmin: Cirku fluturues – Kosovë/Shqipëri/Maqedoni e Veriut 2020

 

Çmimi Leonard Qëndro për një Karrierë premtuese në Kinematografi shkoi për Thaer Ibrahim – Mzzaja – Siri 2020

 

DEA e MIRËNJOHJES për kontribut të spikatur në fushën e kinemasë,  iu akordua regjisorit të shquar shqiptar, Ibrahim Muçaj.

 

Për të marrë pjesë në seksionet e DEA Open Air International Film Festival 2018 aplikuan rreth mbi 1000 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga mbi 70 vende të botës. Edicionin e Shtatë të DEA International Film Festival e mbështeti Bashkia e Tiranës, Universiteti i Arteve, dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, të cilat krijuan atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota. Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar i dhanë aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që aktivitetet e këtij lloji ofrojnë.

Zyra e shtypit

DEA OPEN AIR

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.