blog.

Starton Edicioni i Dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2023

Edicioni jubilar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR nisi në mënyrë të ngjashme dhe në traditën e viteve të shkuara: një platformë madhështore e ngritur para Universitetit të Arteve si edhe mjedise krejtësisht të shndërruara dhe të mirëkuruara të oborrit të brendshëm dhe sallës Black Box të Universitetit të Arteve, ceremonia e mirëseardhjes – kalimi në tapetin e kuq, fotografi, tokje duarsh dhe miqsh, njohje të reja mes artistësh dhe kineastësh nga Evropa dhe bota, prani artistësh, kineastësh dhe pedagogësh shqiptarë të filmit dhe mjeshtërisë, pjesëtarë të trupit diplomatik, politikanë, personalitete të kulturës dhe arsimit, përfaqësues të institucioneve dhe medias…Po ashtu nuk munguan edhe miqtë besnikë të festivalit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Pas dy vitesh të vështira si pasojë e kushteve distancuese të diktuara nga pandemia, në Amfitetarin e Universitetit të Arteve të gjithë pranishmit shijuan dhe kremtuan mundësinë e zhvillimit në normalitet të Edicionit të Dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR.

Drejtori i DEA OPEN AIR, Edmond Topi përshëndeti të pranishmit, duke tërhequr vëmendjen për sfidën e vështirë të cilësisë aktiviteteve kulturore, cilën kinemaja u përball gjatë pandemisë dhe gëzimin, që ngjall rikthimi në të: “Kinemaja përballet me të njëjtat sfida, me të cilat njerëzimi përballet në të gjitha fushat e jetës… Arti, kultura dhe të gjithë ne, që tentojmë të ndërmjetësojmë kulturë, jemi përballë sfidave të shumëfishta, që vazhdojnë dhe intensifikohen …, në të cilat ato të cilësisë dhe e audiencës, janë nga më rezistentet… Ndaj unë jam tejet i emocionuar, që pavarësisht të gjithave, salla sonte është plot me njerëz të profesioneve të ndryshme që bën bashkë dashuria për kinemanë cilësore…”

Drejtorja Artistike të Festivalit, Mirela Oktrova iu referua udhëtimit 9-vjeccar të DEAs, si një vazhdimësi tradite, që flet me shifra shpërndarë në: “nëntë edicione të suksesshme me afro 80 filma me metrazh të gjatë dhe 300 filma të shkurtër dhe dokumentarë, të ofruar në mbi 70 mbrëmje interesante në praninë e mbi 600 miqve të festivalit…“. Oktrova theksoi gjithashtu, se DEA tashmë ia ka dalë të kthehet në një markë të qëndrueshme oferte filmike të orientuar sa nga kinemaja cilësore aq edhe nga tentativa e vazhdueshme për të tërhequr publikun në një vend, ku kinemaja vazhdon të mungojë në pjesë të konsiderueshme të tij.

 

 

Një nga mbështetësit kryesore të Festivalit, me një traditë bashkëpunimi, që nuk mungoi edhe këtë edicion, është Bashkia e Tiranës, nën/kryetari i së cilës, Andi Seferi vlerësoi këmënguljen, që DEA OPEN AIR ka dëshmuar në këto dhjetë vjet, për të mos e tradhëtuar synimin e vet për ndërmjetësimin e kulturës dhe kiemasë cilësore “Dhjeta e këtij viti është një dhjetë e dyfishtë për organizatorët, – u shpreh Seferi, – dhjetë si numërim edicionesh, por edhe dhjetë si notë kontributesh”.

Kujtojmë se konkurimi zhvillohet në 4 seksione: në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë, marrin pjesë filma nga Gjermania, Italia, Suedia, Izraeli, Maqedonia e Veriut, SHBA dhe Polonia, në Seksionin e Filmit Dokumentar – 7 filma nga 7 vende të botës, në Seksionin e Filmit Studentor – 6 filma nga 6 vende të botësdhe në Seksionin e Filmit të Shkurtër – 17 filma nga 12 vende të botës.

Kontributet filmike vlerësohen nga ana artistike nga tri juri profesionale ndërkombëtare. Sipas traditës, për nga rëndësia shoqërore e mesazhit për komunitetin, filmat do të vlerësohen dhe nga Juria e Medias.

E gjithë oferta filmike e këtij edicioni të DEA OPEN AIR është e orientuar fort nga individi, sfidat e tij marrëdhëniet e tij me veten dhe botën, luftërat e tij të vogla dhe të mëdha, dhe para së gjithash përpjekja për të gjetur veten në një botë që gjithnjë e më shumë tenton të të largojë prej saj…
Filmi që hapi konkurimin në Seksionin e filmit me metrazh të gjatë është një përfaqësues pretencioz i kësaj qasjeje përsiatëse në kinemanë bashkëkohore…, që gjithashtu është në kërkim të vetvetes pas viteve sfiduese të pandemisë…
Ndaj pyetjet, që ai shtron, janë pyetje, që secili prej nesh ia ka bërë të paktën një herë vetes së vet:
Ç’personazh jam unë në jetën time? Protagonist apo jo? Po sikur të mos jemi personazhe kryesore, a jemi të gatshëm të shesim parimet për t’u bërë të tillë? Ap janë parimet ato, që na bëjnë protagonistë… Këtë sfidë filmi e zgjidh në favor të dinjitetit, integritetit dhe humanizmit…
Filmi u shfaq në praninë e producentes Britta Stramp, e cila prezantoi filmin nga këndvështrimi i produksionit dhe iu përgjigj pyetjeve dhe interest të publikut para dhe pas filmit.

Edicioni i Dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR vazhdon. Oferta e tij shfaqet nga datat 9 – 11 Tetor 2023 në sallën Black Box të Universitetit të Arteve.

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.