blog.

Çelet në Tiranë festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air”

“Andromeda Galaxy” filmi  i More Races do të çelë edicionin e 8-të të festivalit ndërkombëtar “Dea Open Air”. Filmi ka në qendër një prind që nuk gjen punë në Kosovë. Për shkak të mungesës së zgjidhjes, detyrohet të largohet ilegalisht nga vendi i tij.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar i kanë bërë jetën të mjerueshme për njerëzit e thjeshtë, të cilët kur përballen me të fortit (të korruptuarit) gjithmonë mposhten dhe detyrohen të largohen ose t‘i dorëzohen një jete në mjerim” .

Drejtori i festivalit thotë se nga mbi njëmijë aplikime në zhanre të ndryshme janë përzgjedhur 56 filma. Genc Përmeti drejtori i seksionit të filmit me metrazh të gjatë, veçon si unike në këtë program, përqendrimin tek njerëzit e thjeshtë dhe humanizmi.

Edhe kësaj here nuk do të mungojnë “Dea Akademi “,si dhe një vend i veçantë i është dedikuar kinemasë kosovare. Tirana mirëpret festivalin e filmit në datat 15 deri më 19 tetor.

Në garë për çmimet “Dea” komisionet e përzgjedhjes kanë menduar të përfshijnë në programin e këtij viti gjithsej 56 filma, nga të cilët 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 3 në programin Cine -Ko, 15 në seksionin e filmit të shkurtër, 15 në seksionin e filmit studentor dhe 16 në seksionin e filmit dokumentar.

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.