blog.

Festivali “Dea open air” Tirana 2020/ Oktrova për ATSH-në: Promovim i kinemasë cilësore, emocione që do të mbeten në kujtesë

Publicistja Mirela Oktrova, organizatore e Festivalit “Dea open air”, Tirana 2020, i pari i këtij lloji dhe dimensioni kinematografik që zhvillohet në vendin tonë, në një intervistë dhënë ATSH-së, tha se “qëllimi i këtij eventi artistik është promovimi i kinemasë cilësore”.

“Kemi 7 vite që punojmë në këtë drejtim. E kemi filluar nga Gjirokastra e Saranda, ku patëm 5 edicione të suksesshme me synimin për të çuar kinemanë atje ku kishte munguar për 25 vite”, – u shpreh Oktrova.

Ajo bëri të ditur se, vitin e kaluar Festivali ka ardhur edhe në Tiranë, ndërkohë që edicionet në Sarandë dhe Gjirokastër do të vazhdojnë gjithashtu, por siç tha Oktrova “fokusi kryesor është tani në kryeqytet”.

“Për gjithë atë numër të madh, qoftë filmash, pra për sasinë e produktit filmik, qoftë për numrin e kineastëve prezent dhe synimet e festivalit, Saranda ishte pak e vogël në këndvështrimin tonë, ndaj fokusin kryesor do ta kemi në kryeqytet dhe duke filluar nga viti i ardhshëm, pasi ky ishte një vit pandemie dhe kuptohet është pak më i reduktuar, duke filluar nga viti i ardhshëm në Sarandë do të kemi thjesht një fokus e forum ndërsa pjesa kryesore, apo zemra e festivalit do të vazhdojë në Tiranë”, – theksoi Oktrova për ATSH-në.

Në këtë edicion bëri të ditur organizatorja e Festivalit “Dea open air”, Tirana 2020, janë në konkurrim 68 filma nga 30 vende të botës.

Në konkurrim janë filmi me metrazh të gjatë, me metrazh të shkurtër, filmi dokumentar dhe filmi studentor, të cilat do të ndiqen nga 4 juri ndërkombëtare. Në kushtet e pandemisë kuptohet që komunikimi me pjesëtarët e jurisë që nuk kanë mundur të vijnë për shkak të kushteve të pandemisë, do të jetë online, dhe për këtë arsye dhe një pjesë e ofertës së programit është online.

Online do të jetë programi i filmit të shkurtër, studentor dhe programi i filmit dokumentar.

Oktrova tha se “Festivali “Dea open air” Tirana 2020 vjen pas 6 edicionesh të suksesshme me afro 50 filma europianë me metrazh të gjatë, 200 filma me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë si dhe 500 miq të festivalit që në këto ditë ofruan dhe shijuan kulturë së bashku”.

“Takohemi për të 7-ën herë së bashku dhe për të dytën herë në Tiranë, ku në përputhje me pritshmëritë, festivali ia doli të përcjellë mbresa dhe emocione që do të mbeten në kujtesë. Kultura është rruga ku ne po përpiqemi të ecim të cilën mund ta sheshojnë politikat dhe strategjitë dhe institucionet”, – u shpreh Oktrova.

Festivali “Dea open air” Tirana 2020, çeli siparin mbrëmjen e së dielës në Akademinë e Arteve në kryeqytet.

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.