blog.

“DEA OPEN AIR”/ Rreth 70 filma në konkurrim në edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të zhvillojë edicionin e tij të shtatë në datat 11-16 tetor 2020, në Tiranë.

Ky është edicioni i dytë i DEA OPEN AIR që zhvillohet në Tiranë, pas pesë edicionesh të suksesshme në Sarandë dhe Gjirokastër, pas të cilave organizatorët vendosën në favor të zgjerimit gjeografik të pranisë së festivalit, për shkak të prurjeve të tij.

Në gjashtë edicionet e tij të fundit Festivali ndërkombëtar i filmit DEA OPEN AIR e ka konsoliduar vendin e vet në botën e kinemasë. Në ekranin e tij kanë zënë vend jo vetëm filmat më të mirë të industrisë europiane të kinemasë së viteve të fundit, por gjithnjë e më shumë syresh. Prirja reflektohet edhe në prurjet e këtij viti, megjithë kushtet e pandemisë, të cilat reflektohen në numrin e reduktuar të kineastëve fizikisht të pranishëm nga Europa dhe bota, por kurrsesi jo në numrin e veprave pjesëmarrëse.

Festivali do t’i qëndrojë konceptit OPEN AIR. Po programet për shkak të kushteve të pandemisë dhe pasigurisë së motit do të ofrohen edhe online në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al).

Programi kryesor i festivalit, Filmi me Metrazh të Gjatë dhe Programi i Filmit të Shkurtër, do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 1 – Amfiteatri i Universitetit të Arteve.

Po në Kinema DEA DEA OPEN AIR 1– Amfiteatri i Universitetit të Arteve organizohet dhe Ceremonia zyrtare e Hapjes së Edicionit VII të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR Tirana 2020.  Mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit VII të DEA OPEN Air International Filmfestival Tirana 2020 do të zhvillohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Universiteti i Arteve.

Në qendër të festivalit vijon të jetë Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë, në të cilin sivjet marrin pjesë filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i Zi. Ky program do të ofrohet çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, në orën 19.00.

Këtë vit pjesë e festivalit janë edhe: Seksioni i filmit të Shkurtër – me 22 filma nga 13 vende të botës, të cilët do të ofrohen çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve dhe on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al), në orën 21.00 dhe Seksioni i Filmit Studentor – me 24 filma nga 10 vende të botës, të cilët do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 në mjediset e Universitetit të Arteve si edhe Seksioni i Filmit Dokumentar – me 16 filma nga 11 vende të botës, i cili do të ofrohet on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al).

Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat  Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.

Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet europiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit si në edicionet paraardhëse gjeografi ndërkontinentale.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit janar 2020.

Edicionin i shtatë i DEA OPEN AIR mbështetet nga bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Arteve, duke ndihmuar kështu organizatorët në krijimin e atmosferës së nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera europiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar, të cilët i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon, do të jenë këtë vit pandemie pjesërisht të pranishëm realisht por shumë intensivisht virtualisht, duke aksesuar filmat si edhe duke komunikuar me njëri-tjetrin ON LINE

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.