blog.

Festivali i Filmit “Dea Open Air”: Edicioni i 7-të vjen me 68 filma në kohë pandemie

Festivali i Filmit “Dea Open Air” është rikthyer edhe këtë vit, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia. Festivali ka nisur prej pak ditësh në Universitetin e Arteve dhe do të zgjasë deri më 16 Tetor. Ky është edicioni i shtatë i “Dea open Air”, i cili vjen me 68 prodhime kinematografike.

I ftuar këtë të mërkurë në “Abc-ja e mëngjesit” ishte drejtori Edi Topi, i cili tha se pavarësisht pandemisë edicioni është mbajtur, duke respektuar rregullat e nevojshme.

Ne na prek pandemia vetëm në këtë kuptim, në prezencën e të ftuarve. Kemi deri në 50 kineastë nga bota, të cilët këtë vit nuk janë, kemi vetëm nga Prishtina, të tjerët do të lidhen sipas momentit online. Ne kemi rënë dakord të futemi në sallën e madhe e cila krijon mundësinë e një hapësire më shumë sesa të nevojshme që do të thotë nëse e kemi të detyruar të lëmë hapësirë një metër aty është 5 metra larg nga njëri tjetri.”, tha ai.

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.