blog.

Festivali ndërkombëtar “Dea open air” në Tiranë vjen me 56 filma në datat 15-19 tetor

Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea open air” me 56 filma të huaj dhe shqiptarë do të zhvillohet në datat 15-19 tetor në Tiranë në edicionin e tetë të tij.

Në garë për çmimet “Dea” komisionet e përzgjedhjes kanë menduar të përfshijnë në programin e këtij viti gjithsej 56 filma, nga të cilët 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 3 në programin Cine Ko, 15 në seksionin e filmit të shkurtër, 15 në seksionin e filmit studentor dhe 16 në seksionin e filmit dokumentar.

Drejtori i festivalit është Edmond Topi,  drejtoreshë artistike Mirela Oktrova dhe drejtori i programit të filmit me metrazh të gjatë Genc Përmeti.

Programi i pasdites së filmit me metrazh të gjatë do të ofrohet në kinema Dea 2 – salla “Black Box” e UA.

Programi i filmit dokumentar dhe programi i filmit të shkurtër do të ofrohen në kinema Dea open air 3- salla “Black Box” po Universitetit të Arteve ( UA).

Programi i filmit studentor do të ofrohet në mjediset e akademisë “Dea”- galeria FAB e UA.

Programi CineKo, me fokus kinemanë kosovare do të ofrohet çdo mbrëmje në kuadrin e shfaqjeve publike të filmit në qendër të Tiranës.

Zyra e shtypit e “Dea open air” bën me dije se në ekranin e festivalit kanë zënë vend jo vetëm filmat më të mirë të industrisë europiane të kinemasë së viteve të fundit, por gjithnjë e më shumë syresh.

Organizuesit e festivalit shprehen se edicioni i tetë i festivalit zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Universitetit të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

Festivali do të vijojë edhe këtë vit t’i qëndrojë konceptit OPEN AIR. Po programet për shkak të pasigurisë së diktuar prej pandemisë dhe pasigurisë së motit do të ofrohen edhe on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al).

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.