blog.

Filmi “Unë si ti” me problemet sociale të kohës, premierë në Tiranë

“Unë si ti”, një film me nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi shënoi premierën në “Dea open air” në Tiranë. Në role janë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria, ku filmi i dedikohet fëmijëve të jetimoreve dhe çifteve, që nuk kanë fëmijë. Premiera u shfaq në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve, në kuadër të festivalit të filmit.

Në role janë aktorët Najada Elmazi, Lulzim Zeqja, Eva Murati, Marjana Kondo, Anastas Nika, Teuta Krasniqi, Arjeta Dhima, Erind Bejko, Daljana SEjdia, Fjoir Ismaili, Bjon Cuci. Organizimi Elvana Elmazi. Bashkëregjisore dhe aktore, në filmin “Unë si ti” Najada Elmazi luan rolin kryesor Jonën. Më herët në një reagim të saj ajo e vlerësoi bashkëpunimin me regjisorin Luan Kryeziu nga Kosova. Në reagimin e saj Elmazi tha se në qendër të filmit është jeta e një çifti dhe pamundësia për të pasur fëmijë. “Filmi është një dramë psikologjike, ku në qendër është jeta bashkëshortore e një çifti të cilët nga pamundësia për të lindur një fëmijë biologjik kërkon të adaptojnë një fëmijë. Këtu fillojnë përplasjet ndërmjet tyre”, ka pohuar Elmazi.

Regjisori Kryeziu para premierës bënte me dije në një status të tij se në festival do të shfaqet filmi, që u punua me shumë përkushtim dhe plot dashuri. Ngjarja në filmin që mbrëmë shënoi premierën në Tiranë rrëfehet përmes një çifti, të cilët nuk arrijnë të kenë fëmijë biologjik dhe përpiqen të adaptojnë një fëmijë nga jetimorja. Kuptohet që burri nuk mund të lindë, por gruaja e fsheh këtë fakt duke pranuar se ajo nuk mund të lind fëmijë. Nga egoja personale, burri kërkon të lind fëmijë biologjik me një femër tjetër. Kur kupton të vërtetën që ai është shkaktari, që nuk lindin fëmijë gjërat ndryshojnë tërësisht.

Pra filmi në tërësi ka një qasje që trajton problematikat e moslindjes së çifteve dhe problemeve sociale, të cilat sjellin ndarjen duke rritur numrin e divorceve. Filmi bart një porosi të qartë, që para se të marrim ndonjë vendim në kurriz të tjetrit duhet ta shohim veten në pozitën e tij.

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.