blog.

“Dea Film Festival”, fituesit e edicionit te shtate nderkombetar! – Rudina – 21 Tetor 2020

Diten e premte, datë 16 tetor është organizuar Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR 2020 në Tiranë. Këtë vit ndryshe nga herë të tjera, për shkak të kushteve që solli pandemia është reailzuar pa praninë e publikut. Nata e parë ka qënë me 11 tetor ndërsa ndarja e cmimve (nata finale) me 16 tetor. Festivali I filmit u zhvillua në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë.

Me Mbrëmjen tradicionale Gala, të organizuar në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, të premten mbrëma u mbyll me sukses edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air 2020.Mbrëmja Gala u zhvillua në praninë e Jurisë dhe stafit të DEA OPEN AIR, por pa publik, të cilit ndjekja e ceremonies së ndarjes së çmimeve iu ofrua virtualisht në live stream nëpëpërmjet faqes zyrtare të festivalit dhe adresës në Facebook.

Edmond Topi është drejtori i DEA OPEN AIR International Film Festival. Ndërsa Mirela Drejtore Artistike.

Për të marrë pjesë në seksionet e DEA Open Air International Film Festival 2020 aplikuan rreth mbi 1000 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga mbi 70 vende të botës. Dea Film Festival ishte parashikuar të organizohei në parnverën e 2020, por për shkak të pandemisë u shty.

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.