blog.

“Dea open air”/ Ministrja e Kulturës së Kosovës, Dumoshi për ATSH-në: Festivali bashkon njerëzit, do të kemi një çmim kombëtar

Festivali “Dea open air”, Tirana 2020, çeli mbrëmjen e së dielës në Akademinë e Arteve në kryeqytet, siparin e edicionit të 7-të.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Vlora Dumoshi, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj si dhe të ftuar të tjerë nga institucionet e linjës, artistë kineastë, miq të vjetër e të rinj të këtij eventi, vendas dhe të huaj, krijues dhe artdashës, të gjithë me një pasion dhe qëllim të përbashkët për kinemanë cilësore.

Ministrja Dumoshi, në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se iniciativat dhe festivalet i bashkojnë njerëzit dhe sidomos shqiptarëve në dy anët e kufirit Kosovë dhe Shqipëri.

“Së fundi kemi nënshkruar një marrëveshje me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, për një bashkëprodhim të filmit, një nismë me rëndësi të madhe, pasi ne do të përfaqësohemi bashkë të dy vendet edhe jashtë shtetit”, – tha Dumoshi.

Ministrja e Kulturës së Kosovës, vuri në dukje se nga nisma të tilla përfitojnë të dy vendet tona dhe do të ketë një çmim kombëtar.

“Gjithashtu, do të përfitojnë edhe dy vendet tona, sepse Shqipëria ka vende shumë të bukura dhe mund të vijnë njerëz nga Europa e Amerika dhe të xhirojnë këtu. Do të kemi një çmim kombëtar. Ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën”, – theksoi ajo për ATSH-në.

“Festivale të tilla ne i mbështesim si ministri e Kulturës së Kosovës, ndaj kam ardhur sonte këtu t’i mbështes dhe të shoh filmat që do të shfaqen në kuadër të këtij festivali. Në natën e parë do të shfaqet filmi kosovar i Fatos Berishës i cili para disa vitesh fitoi edhe çmimin në Paris”, – tha Dumoshi.

Ajo vlerësoi përparimin e filmit dhe shprehu besimin se bashkëpunimet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën kinematografike do të shënojnë arritje edhe më të mëdha.

“Këto kanë qenë nisma që janë konkretizuar edhe më parë dhe tashmë të konkretizuara në marrëveshje synojmë t’i çojmë edhe më përpara. Kemi shumë aktorë të mirë, regjisorë dhe kameramanë të mirë. Sidomos Kosova që përfaqësohet deri në Hollivud. Kështu që kjo ka domethënie, që ne si shtete duhet t’i mbështesim dhe t’i shtyjmë përpara”, – deklaroi ministrja, ndërsa vuri në dukje se filmi premierë “Cirku fluturues” që shfaqet në natën e parë të festivalit, është një prodhim artistik i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Ceremonia e çeljes së festivalit u transmetua online në faqen zyrtare të festivalit në mënyrë që ta ndiqnin edhe ata që nuk patën mundësi për të qenë të pranishëm.

The cinema is trying to overcome a serious crisis …
This time a global crisis …
This is not the first cinema crisis …
It is not even its first global crisis …

But in contrast to its previous crises – outside it or partially inside it, this
crisis threatened and still threatens the motive of the existence of cinema
in modern times …,
the desire to consume the film together…

fb. ig. yt.